“Mini Shengeni”, Basha: Propaganda anti-europiane s’mund të zëvendësojë dështimin me integrimin

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me Mini Shengen dhe deklaratat e Ramës në takimin e zhvilluar këtë të diel.

Në një reagim në Twitter, Basha shkruan se “dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar”.

“Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë!”, shkruan Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2