Mospjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Ohrit, Rama: U vetëpërjashtua

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët të liderëve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama nuk harroi të përmendte dhe Kosovën, e cila vetëm një ditë më parë njoftoi se nuk do të merrte pjesë në samit me arsyetimin se Serbia dhe Bosnja nuk e njohin.

Sipas kryeministrit Edi Rama, ajo që vendosi Kosova ka të bëjë me një lloj vetëpërjashtimi, sepse pas pavarësisë, Kosovës iu desh një kohë e gjatë për t’u ulur në një tavolinë me Bosnjen dhe Bosnje Hercegovinën, pasi asnjë nga palët nuk pranonte.

“Për ata që nuk duan ose bëjnë sikur nuk kuptojnë. Së pari, në kujtesën time jemi takuar e dakordësuar për gjithçka që shkruhet e zeza në të bardhë në këtë plan veprimi në Sofje, Londër, Paris, Poznan, Shkup etj. Nuk më rezulton se në të gjitha këto takime, Serbia apo Bosnja e kishin njohur Kosovën. Kjo s’e ndalon që të ulemi në një tryezë e të dakordësohemi. Prej procesit të Berlinit prania e Kosovës, nuk është vënë kurrë në diskutim. Nuk gjej dot lidhje nga ajo çfare ndodhi, por ka të bëjë me vetëpërjashtim”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi gjatë fjalës së tij se Shqipëria nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës dhe mendimit se Serbia duhet ta njohë atë, por kjo nuk përbën arsye pse ajo të vetëpërjashtohet.

“Bashkëpunimi rajonal, nuk do të thotë se Shqipëria ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës e as qëndrimin tim se Serbia duhet ta njohë Kosovën. Por ndërkohë, moszgjidhja nuk është arsye që Kosova të vetëpërjashtohet. A do donin qytetarët e Kosovës me mallra që presin me ditë dhe njerëz në radhë për të kaluar në Serbi? Apo do donin që të çelej kufiri?”, shtoi kryeministri Rama.

  • LAJMI I FUNDIT | Burime nga Presidenca: Meta fton Besnik Muçin në takim
  • LAJMI I FUNDIT | Burime nga Presidenca: Takimi Meta-Muçi, për situatën e krijuar për rastin e tij
  • LAJMI I FUNDIT | Pas takimit Meta-Muçi, pritet një sqarim zyrtar për mediat nga Presidenca
  • LAJMI I FUNDIT | Besnik Muçi u shkarkua nga detyra në shkallën e dytë të vetting-ut
  • LAJMI I FUNDIT | Besnik Muçi u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti Meta