Ngërçi në Kushtetuese, PD: Rama po tenton të bllokojë ngritjen e Gjykatës

Me anë të sekretarit të saj për çështjet ligjore, Çlirim Gjata, Partia Demokratike ka reaguar këtë të diel në lidhje me ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

Gjata u shpreh se Rama nuk ka asnjë qëllim të ngrejë institucionet e reja të pavarura të drejtësisë. Ai theksoi se Rama synon të kap organet e teja të drejtësisë.

“I gathë procesi ka patur makinacionet e veta teknike të pista, antiligjore për të çuar në përfundimin që do Edi Rama, por akti më antikushtetues i tij është emërimi i paracaktuar i anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Kushtetuta e Shqipërisë e thotë qartë se për të ruajtur balancën mes pushteteve në Gjykatën Kushtetuese, anëtarët e saj zgjidhen me rrudhë, i pari nga Presidenti, i dyti nga Kuvendi, i treti nga Gjykata e Lartë. Ky rregull ndiqet për çdo vend vakant, derisa Gjykata Kushtetuese të plotësohet, por Edi Rama ka vendosur ta shkelë Kushtetutën nesër, duke zgjedhur 2 kandidatë njëherësh. Një akt që do të çojë ose në kapjen e Gjykatës Kushtetuese, ose në bllokimin e saj. Në respekt të Kushtetutës, Presidenti e ka zgjedhur 1 anëtar, por Edi Rama, nëpërmjet veglës së tij Ardian Dvorani në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi ka imponuar një proces të paligjshëm dhe antikushtetues. Rama dhe Dvorani tentuan të detyrojnë Presidentin të zgjedhë sërish një anëtar nga lista e tij me 4 emra, kur, sipas Kushtetutës  radha i takonte Parlamentit.

Duke qenë se kandidaturat tek lista e Presidentit dhe tek Lista e Kuvendit janë të njëjtat, Presidenti, me të drejtë, ka kërkuar që Kuvendi të zgjedhë anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë mënyrë, respektohet Kushtetuta për radhën e emërimeve dhe shmanget paracaktimi i fituesve, duke garantuar një garë minimale.

Duke zgjedhur dy anëtarë direkt, pa respektuar radhën e Presidentit, aq më tepër kur njëra nga listat nuk ka tre emra, Kuvendi i pamundëson Presidentit të dekretojë anëtarin sipas Kushtetutës dhe dërgon në këtë Gjykatë ata anëtarë që i Shërbejnë politikisht.

Sipas Gjatës, duke shkelur Kushtetutën, Rama është përgjegjës për një përplasje të re kushtetuese. “Për pasojë do të këtë bllokimin e Gjykatës Kushtetuese nga Edi Rama dhe vënien në pikëpyetje të legjitimitetit të saj. I gjithë procesi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese është kryer nga KED dhe Ardian Dvorani në shkelje të ligjit, por për të ruajtur integritetin e Gjykatës Kushtetuese, Partia Demokratike zgjodhi të mos e politizojë procesin, duke mos i komentuar këto shkelje ligjore me qëllime politike. Tani, me përfshirjen e Parlamentit në shkeljen e hapur të Kushtetutës nga Edi Rama, Partia Demokratike vlerëson se ky akt është i papranueshëm dhe dëmton besimin e publikut tek organet e reja të drejtësisë dhe integritetin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Gjata.

  • LAJMI I FUNDIT | Burime nga Presidenca: Meta fton Besnik Muçin në takim
  • LAJMI I FUNDIT | Burime nga Presidenca: Takimi Meta-Muçi, për situatën e krijuar për rastin e tij
  • LAJMI I FUNDIT | Pas takimit Meta-Muçi, pritet një sqarim zyrtar për mediat nga Presidenca
  • LAJMI I FUNDIT | Besnik Muçi u shkarkua nga detyra në shkallën e dytë të vetting-ut
  • LAJMI I FUNDIT | Besnik Muçi u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti Meta