Nuk kanë të ndalur zjarret në Australi, mbi 100 vatra aktive

Vijon të jetë e rënduar situata e shkaktuar nga zjarret në disa rajone të Australisë. Zonat më të prekura janë ato të New South Wales dhe Queensland, ku si pasojë e flakëve shkatërrimtare të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe mbi 150 banesa janë djegur.

Shërbimet zjarrfikëse raportojnë se mbi 100 vatra zjarri janë aktive dhe ato pritet të zgjerohen dhe më tej në orët në vijim. 1300 forca janë angazhuar në terren për të vënë në kontroll këto flakë “ferri”.

Kryeministri Morrison po përgatitet të dislokojë ushtrinë në dy shtete për të përballuar këtë situatë të rëndë. Mijëra banorë kanë braktisur shtëpitë e tyre në New South Wales dhe Queensland dhe e kaluan natën në qendrat e strehimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2