Partizani “ngec” në Vlorë, Flamurtari bën surprizën

Partizani nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë nga transferta e Vlorës, ku Flamurtari ka bërë surprizën duke ndaluar kampionët në një barazim 1-1.

Pjesa parë e ndeshje u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën ishin kampionët që kaluan në avantazh me një gol të shënuar nga Belica në minutën e 54-t, por vetëm 4 minuta më pas vendasit barazuan rezultatin me anë Nebihit, i cili mbeti i pandryshuar deri në fundin e takimit.

Por pavarësisht këtij barazimi, Partizani mbetet në krye të renditjes me 22 pikë, dy më shumë se Bylisi i vendit të dytë.

Më herët këtë të diel, Laçi fitoi 1-0 ndaj Kukësit.

Shkarkoni aplikacionin e A2