Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Qëlloi me armë ndaj një mjeti në qendër të Peshkopisë, ekstradohet nga Franca autori

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2019, 11:44 | Kronikë
Qëlloi me armë ndaj një mjeti në qendër të

Një 20-vjeçar, i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, është ekstraduar nga Franca, pasi ndaj tij kishte një masë sigurie arrest me burg të caktuar nga gjykata.

Falë bashkëpunimit me autoritetet franceze u bë i mundur ekstradimi në vendin tonë i 20-vjeçarit K.F.(V) lindur në Peshkopi. 20-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi bashkë më vëllain e tij, kishin qëlluar me armë zjarri, pranë degës ushtarake, ndaj një mjeti ku udhëtonin dy shtetas. Si pasojë e të shtënave, një prej personave në mjet mbeti i plagosur rëndë.

Për këtë ngjarje, Gjykata e Peshkopisë ka caktuar masën arrest me burg për K.F. për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli