Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Sekreti për jetëgjatësi dhe martesë të lumtur, sipas çiftit më të vjetër në botë

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2019, 21:29 | Lifestyle

U takuan për herë të parë në vitin e largët 1939 gjatë studimeve në Universitetin e Texasit dhe që prej asaj kohe, John Henderson, 106 vjeç dhe gruaja e tij Charlotte, 105 vjeçe, nuk u ndanë më kurrë!

Ata janë njohur zyrtarisht si çifti më i vjetër në botë, duke u bërë pjesë e Librit të Rekordeve Guinness. Më 15 dhjetor, ata do të festojnë 80 vjet martesë!

Kur u njohën, Charlotte studionte për mësuese në Teksas, ndërsa luante futboll me ekipin e universitetit. Ata u martuan në vitin 1939. Në fakt, Johni tani është futbollisti më i vjetër që jeton ende i Universitetit të Teksasit dhe çdo vit merr pjesë në të paktën një ndeshje, një traditë që ai e ruan për 84 vjet.

Atëherë, cili është sekreti për një jetë të gjatë dhe martesë të lumtur, në fund të fundit? “Jetoni jetën në përmbajtje dhe tregohuni i përzemërt me gruan tënde”, ka thënë John për CNN.

A2 CNN Livestream

Dita jonë