Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

31 miliardë dollarë të ardhura në më pak se një ditë

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2019, 12:41 | Teknologji
31 miliardë dollarë të ardhura në më pak se një

Nëse në perëndim “e premtja e zezë” është dita e zbritjeve të çuditshme, Kina ka versionin e saj, me të ashtuquajturën “Dita e Belaqarëve”, një ditë e uljeve të çmendura, çdo vit më 11 nëntor. Kompania e shitjeve online, Alibaba, ka thyer një rekord për të ardhurat e arkëtuara gjatë kësaj dite, pasi këtë vit arriti të shesë 31 miliardë dollarë produkte. Madje, shifra gjigante u arrit në më pak se një ditë, 16 orë e 30 minuta për të qenë të saktë.

Rekordi i “Ditës së beqarëve” vjen në një moment kur ekonomia e Kinës po ngadalëson ndërsa lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara vazhdon, por drejtuesit thanë për CNN se kjo nuk e kishte penguar shitjen e mallrave amerikanë.

Sipas kompanisë kineze, e cila këtë vit drejtohet nga Daniel Zhang pas largimit të themeluesit Jack Ma, brenda një minute u arkëtuan 1 miliardë dollarë.  

Tradita e zbritjeve nisi në vitin 2009 si një nismë për të rritur vëmendjen te shitjet online. Këtë vit më shumë se 200 000 firma morën pjesë. Përgjatë viteve, Alibaba është shndërruar në një gjigant të shitjeve online që tani vlen 480 miliardë dollarë, sipas “Forbes”.

“Dita e beqarëve” është një festë jo zyrtare, “anti-Shën Valentin”, e cila festohet në Kinë nga personat që nuk janë në një marrëdhënie dashurore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani