Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Balaj e Strakosha të dëmtuar, portieri rrezikon Andorrën

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2019, 19:44 | Futboll
Balaj e Strakosha të dëmtuar, portieri rrezikon Andorrën

Shqipëria ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Europianit 2020. Skuadra kuqezi zhvilloi seancën e parë në Durrës, me trajnerin Reja që nuk kishte në dispozicion grupin e plot.

Sulmuesi Florian Kamberi, risia e listës u stërvit me grupin, ndërsa munguan Bekim Balaj dhe Tomas Strakosha.

Sulmuesi vuan një dëmtim të lehtë, por pritet të jetë në dispozicion të ekipit. Më shqetësuese situata e portierit të Lacios.

Strakosha nuk u stërvit pasi vuan një dëmtim në bërryl, ndërsa është e paqartë nëse do të jetë në fushë për sfidën e datës 14 nëntor me Andorrën.

Fati i Shqipërisë është se me Etrit Berishën të gatshëm, porta mbetet reparti ku Kombëtarja ka luksin e dy titullarëve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli