Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Balla: Presidenti kërkon të çojë në Gjykatën Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibeajt

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2019, 12:01 | Politikë
Balla: Presidenti kërkon të çojë në Gjykatën

Duke uruar Arta Vorpsin për vendin në Gjykatën Kushtetuese, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se Presidenti Meta ka dashur që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese bashkëjetuesen e ish-deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj.

“Presidenti nuk ka hallin e afatit, ai ka ngulmuar që lista nga KED t’i shkojë me katër vetë, sepse ka parë që e katërta e renditur është një person tek e cila ai ka besim. Presidenti i Republikës do të çojë në Gjykatë Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibeajt, kjo është troç. Nuk ka hall as afatin kushtetues, as kriteret”, tha Balla.

A2 CNN Livestream

Dita jonë