Debate në sallën e gjyqit, dështon seanca e radhës për Emiljano Shullazin – A2

Debate në sallën e gjyqit, dështon seanca e radhës për Emiljano Shullazin

Procesi gjyqësor nda Emiljano Shullazin dhe 4 te pandehurve në Apel shënoi një tjetër seancë të dështuar. Seanca u shoqërua me debate te ashpra midis te pandehurit Endrit Zela dhe gjyqtares Albana Boksi.

Zela pretendoi se gjyqtarja po i imponohet procesit dhe donte me çdo kusht të zhvillojë gjykimin. “Kam kërkuar dorëheqjen tënde pasi ti nuk na garanton një proces të drejtë dhe ligjor”, tha Zela.

Ai u shpreh se nuk pranon avokat të caktuar kryesisht por avokatin e zgjedhur prej ti Blerdar Shanja i cili nuk është paraqitur në seancë për shkak të konfliktit të interesit që ka me gjyqtaren Boksi.

Gjithashtu avokatja e caktuar kryesisht në këtë seancë, Eralda Brahimasi, u shpreh se nuk merr përsipër mbrojtjen e të pandehurit pasi është gjobitur më herët nga kjo gjykate edhe pse kishte dorëzuar raport shëndetësor.

Vitin e kaluar, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 14 vite heqje lirie Emiljano Shullazin, për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal. Për katër anëtarët e tjerë të grupit, gjykata caktoi: 12 vite burg për Gilmando Danin, 10 vite për Indrit Qyqjen dhe Indrit Zelën, ndërsa u dënua me 9 vite Blerim Shullazi . Në vendimin e Gjykatës theksohet se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht. Në total, Gjykata e Krimeve të Rënda dha 55 vite burg për anëtarët e bandës, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar 64 vite. Pas apelimit të vendimit nga Shullazi dhe të tjerët, çështja zgjat prej më shumë se një viti.

Shkarkoni aplikacionin e A2