
Taison, futbollisti brazilian i Shakhtar Donetsk, u ndëshkua me karton të kuq pasi gjuajti topin në drejtim të tifozëve të Dinamos së Kievit dhe u tregoi atyre gishtin e mesit.
Ngjarja ndodhi pasi tifozët kishin disa minuta që po i drejtonin lojtarit kore raciste.
Në daljen nga fusha, Taison u ngushëllua jo vetëm nga shokët e ekipit, por edhe nga kundërshtarët.
Pas ndeshjes, Shakhtar Donetsk dhe Dinamo Kiev dënuan racizmin në rrjetet sociale respektive.