Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Institucionet e drejtësisë, Braçe: Jemi të vonuar, mazhoranca ka përgjegjësinë e saj

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2019, 19:44 | Politikë
Institucionet e drejtësisë, Braçe: Jemi të vonuar,

Zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaroi nga Elbasani se ngritja e Gjykatës Kushtetuese, asaj të Lartë, si dhe Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit është e vonuar. Ai deklaroi se kjo nuk është Shqipëria që do të donin ata që dhanë jetën për çlirimin e saj, duke pranuar se edhe mazhoranca ka përgjegjësite e saj në këtë situatë.

“Unë mendoj se duhet të vijohet, sa më shpejt të jetë e mundur, jo vetëm me krijimin e Gjykatës Kushtetuese, por edhe të Gjykatës së Lartë edhe të asaj që po pritet dhe mbështetet nga të gjithë që është SPAK. Kjo nuk është Shqipëria që ata burra menduan. A mund të ishte më e mirë Shqipëria? Po, patjetër që duhet të ishte akoma më e mirë. Dhe natyrisht një Shqipëria akoma më e mirë duhet të ketë në thelb një element shumë të rëndësishëm, që është drejtësia. Mazhoranca ka përgjegjësitë e veta në çdo rast. Ajo është përgjegjësja kryesore për çdo gjë që ndodh në këtë vend.  Por kësaj mazhorance duhet t’i njihni meritën e pastrimit të një sistemi kriminal drejtësie, i cili përtej çdo caku, gjënë më të rëndësishme që ka bërë është që ka rrjepur njerëzit deri në lëkurën e fundit, duke mos iu dhënë drejtësi”, u shpreh Erion Braçe.

Këto deklarata zëvendëskryeministri i bëri pas ceremonive përkujtimore të 75-vjetorit të Çlirimit të Elbasanit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani