Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Krijimi i Gjykatës Kushtetuese, Meta: Do të zbardhim marifetet e individëve të verbër partiakë dhe mbledhjet e pazbardhura të KED

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2019, 09:19 | Politikë
Krijimi i Gjykatës Kushtetuese, Meta: Do të zbardhim marifetet e

Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në Facebook, paralajmëroi se “Kushtetuta e ka përcaktuar qartë radhën se si kryhen emërimet për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese”, duke nënvizuar se “Presidenti i Republikës e zgjodhi anëtarin e parë të saj menjëherë” dhe “tani është radha e Kuvendit të zgjedhë anëtarin e dytë, edhe pse me vonesë”.

“Sot është një ditë tepër e rëndësishme për të treguar përgjegjshmëri për të ardhmen europiane të Shqipërisë! Ju e dini që krijimi i Gjykatës Kushtetuese është një nga nëntë kushtet kryesore të Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Kushtetuta e ka përcaktuar qartë radhën se si kryhen emërimet për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese! Presidenti i Republikës e zgjodhi anëtarin e parë të saj menjëherë! Tani është radha e Kuvendit të zgjedhë anëtarin e dytë, edhe pse me vonesë! Presidenti po e ndjek me vëmendje këtë proces dhe do të shprehet menjëherë brenda 24 orëve për të zgjedhur anëtarin e tretë sapo Kuvendi të ketë shprehur vullnetin e tij. Ndaj ju lutem, gjeni pesë minuta kohë, lexoni nenin 179, pika 2 dhe 12 të Kushtetutës dhe nenin 86 pika 4/a/c të ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe veproni pa humbur kohë”, shkruan Meta.

https://a2news.com/2019/11/10/ngritja-e-kushtetueses-meta-leter-rucit-te-ndiqet-procedura-per-emerimet/

Presidenti paralajmëroi më tej: “Sa për marifetet e individëve të verbër partiakë të sistemit të drejtësisë dhe botimet kontrabandë në Fletoren Zyrtare, do t'i zbardhim për ju dhe publikun pak më vonë, bashkë me mbledhjet e pazbardhura të KED”.

https://a2news.com/2019/11/11/kuvend-sot-votohen-kandidaturat-per-dy-vendet-bosh-ne-gjykaten-kushtetuese/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani