Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Napoli shet gjysmën e ekipit, mes tyre edhe Hysajn

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2019, 15:31 | Futboll
Napoli shet gjysmën e ekipit, mes tyre edhe Hysajn

“Ju përzë të gjithëve”. Kjo është një përmbledhja e asaj që Aurelio De Laurentis po projekton nga Amerika. Presidenti i Napolit po përgatit revolucionin në skuadër, pas tensionit të krijuar, ku lojtarët u rebeluan përballë urdhrit që ekipi të qëndronte në grumbullim, si ndëshkim për ecurinë jo të mirë.

Drejtuesi i Napolit po përgatit “spastrimet” brenda grupit, ku do të largohen disa prej lojtarëve më të rëndësishëm. Ata cilësohen si iniciatorët e revoltës. Përpos emrave si Mertens, Kalehon e Insigne, në shitje do të dalin edhe kapiteni kuqezi, Elseid Hysaj, Koulibaly, Alan e Goulam. Edhe trajneri Ancelotti e rrezikon seriozisht postin në krye të skuadrës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë