Një tjetër Shumacher mbi Ferrari, por është… kalë – A2

Një tjetër Shumacher mbi Ferrari, por është… kalë

Një tjetër Shumacher sipër një Ferrari, madje pikërisht vajza 22 vjeçare e mitit të Formula 1 Michael.

Një ëndërr për qindra mijëra tifozë  që ende kujtojnë fitoret e 7-herë kampionin gjerman, që ndodhet prej vitesh në krevat për shkak të një aksidenti. Por pasioni i 22-vjeçares Gina Maria Schumacher nuk është automobilizmi, por hipizmi. Madjo ajo ka fituar edhe medalje të artë në kampionatin Botëror të këtij sporti.  

Por gjatë një eventi në Verona të Italisë, ajo vendosi të kujtojë karrierën artë e të atit duke shndërruar kalin e tij në një Ferrari.  Me tutën dhe kaskën e tij në kokë, falë edhe ngjashmërisë domethënëse, për disa minuta publiku pati vërtetë ndjesinë se Michael ishte rikthyer në këmbë.

Gina-Maria, jo pa një dozë ironie, simuloi manovrat e makinave të Formula 1 , madje edhe një pit-stop, ku kalit iu ndërruan “gomat”.  

Gina-Maria Schumacher

Mamaja e saj, Corinna, është edhe ajo e përkushtuar ndaj hipizmit, dhe në fermën e tyre zotërojnë më shumë se 40 kuaj.

Ndërkohë që shfaqja e Corinnës ishte thjesht një koreografi interesante, shanset për vëllain e saj Mick për të pilotuar “të Kuqen” e Formula 1 ende nuk janë shuar, me 20-vjeçarin që garon në Formula 2.

Shkarkoni aplikacionin e A2