Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Prokuroria e Tiranës firmos urdhërarrestin për Agim Kajmakun

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2019, 13:15 | Kronikë
Prokuroria e Tiranës firmos urdhërarrestin për Agim Kajmakun

Prokuroria e Tiranës firmos urdhër arrestin për ish-kryetarin e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.

Ndaj Kajmakut është caktuar masa e sigurisë arrest me burg në lidhje me hetimin që zhvillohet në ngarkim të tij, si i dyshuar për tre vepra penale, “shpërdorim detyre”, “falsifikim i formularëve” dhe “ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Masa e sigurisë është dërguar për ekzekutim në Polici dhe pritet arrestimi i Kajmakut, i cili u bë kryetar i Bashkisë së Vorës pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Urdhrin e arrestit e ka marrë njësia e Krimit ekonomik, e cila ka shkuar në banesën e Kajmakut, ndërsa vetë ai nuk disponon të hapur telefonin celular, duke e bërë të pamundur marrjen e një reagimi nga ana e tij. Nga ana tjetër, nga të dhënat në sistemin TIMS nuk rezulton që Kajmaku të ketë dalë nga Shqipëria.

https://a2news.com/video/iken-edhe-kajmaku-digjet-kryebashkiaku-i-dyte-i-ps/

Më 1 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin Kajmakut me votë unanime. Vendimi i KQZ erdhi pasi Prokuroria vërtetoi se Agim Kajmaku ishte i njëjti person i arrestuar në Greqi me emrin Jorgo Toto, fakt të cilin Kryebashkiaku nuk e kishte deklaruar. Ky vendim mund të ankimohet brenda 45 ditëve por nëse ai do të marrë  fuqinë e formës së prerë, atëherë Presidenti do duhet të dekretojë një datë të re për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Vorë.

Por, Kreu i Shtetit ka deklaruar se nuk e njeh 30 qershorin dhe si rrjedhojë edhe Kryebashkiakët e dalë nga këto zgjedhje. Me këtë arsyetim ai ka shpjeguar përse nuk dekreton përsëritjen e zgjedhjeve në Shkodër dhe pritet të ndjekë të njëjtën logjikë edhe për Vorën. Në këtë rast, socialistët do të jenë të detyruar të drejtojnë edhe këtë bashki me nënkryetar.

https://a2news.com/video/rasti-kajmaku-rama-ps-smbron-askend-qe-shkel-ligjin-basha-poshterim-per-ps-dhe-shqiptaret/

A2 CNN Livestream

Dita jonë