Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Greqisë viziton ushtarët në kufi me Shqipërinë

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2019, 16:31 | Ballkani

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Greqisë, gjenerali Jorgos Kambas, ka vizituar disa pika ushtarake në kufi me Shqipërinë.

Kambas i realizoi këto vizita ditën e shtunë, më 10 nëntor, kryesisht në repartet e Prefekturës së Follorinës, ndërsa mediat vendase shkruajnë se qëllimi i inspektimit të gjeneralit ishte testimi i gatishmërisë së ushtarëve dhe ngritja e moralit të tyre.

Gjatë vizitës së tij, ai vuri në dukje disiplinën e lartë të stafit dhe pati mundësinë të bisedojë me ta. Në të njëjtën kohë, gjenerali vlerësoi moralin e lartë të ushtarëve dhe uroi drejtuesit për shërbimin që ata ofrojnë në territorin Grek.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani