Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Urdhërarresti për Kajmakun, socialistët “lajnë duart me ish-kryebashkiakun e Vorës

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2019, 15:39 | Politikë
Urdhërarresti për Kajmakun, socialistët “lajnë duart

Socialistët distancohen nga ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku, për të cilin Prokuroria ka firmosur një udhërarresti.

Ata shmangën çdo koment për të zgjedhurin e tyre në krye të bashkisë së Vorës.

“Absolutisht që nuk e mbështes. Është çështja e tij personale se si ka vepruar dhe kaq. Normalisht që nuk mund ta mbështes. Sa i përket zëvendësimit, kjo është një çështje institucionale që nuk mund ta them unë”, u shpreh deputeti Sadi Vorpsi.

Ndërkohë, Taulant Balla e Belinda Balluku nuk patën asnjë koment mbi këtë rast.

A2 CNN Livestream

Dita jonë