Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

A2 në Siri: Mbi 80 shqiptarë të bllokuar në kampin Al-Hawl

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2019, 09:30 | Aktualitet
A2 në Siri: Mbi 80 shqiptarë të bllokuar në kampin Al-Hawl

A2 udhëtoi drejt Sirisë Veriore, në kampin Al-Hawl, atje ku disa ditë më parë vogëlushi Alvin Berisha mbahej peng nga e ëma. Gazetari Julian Kasapi, që raportoi nga afër kampit në lidhje të drejtpërdrejtë me studion e A2, bëri me dije se ka edhe shumë të tjerë si rasti i 11-vjeçarit.

“Nga informacionet që kemi marrë, në kampin Al-Hawl jetojnë rreth 80 persona, gra dhe fëmijë shqiptarë”, tha gazetari Julian Kasapi.

Situata duhej të ishte e qetë për shkak të armëpushimit në zonën veriore të Sirisë, por ndryshe raporton ekipi i A2 nga vendngjarja: “Zona mbetet e destabilizuar. Në zonën ku ne ndodhemi kanë ndodhur rreth 3 shpërthime, dy prej të cilave kanë shpërthyer fare pranë hotelit ku po qëndrojmë. Nga shpërthimi kanë vdekur 6 persona”.

Për situatën në Siri, në transmetimin special të A2, folën edhe ekspertë të sigurisë.

Redion Qirjazi, Drejtor i Çështjeve të Sigurisë pranë IDM, tha: “Duke i larguar këta persona nga ajo zonë, zvogëlohet rreziku i ardhshëm për Shqipërinë sepse mendoni nëse kjo ideologji do të mbartet dhe nesër kthehen në vend. Mbi të gjitha zvogëlohet baza ideologjike”.

Gazetari Julian Kasapi dhe operatori Endrit Myftari do të vazhdojnë të qëndrojnë në Siri pranë kampit Al-Hawl, atje ku do të tentojmë që të marrim dëshmi dhe historitë njerëzore të ish-luftëtarëve apo ndjekësve të ISIS. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani