Ambasadorët në zyrën e Bashës, Leyla Moses-Ones: Ishte takim privat – A2

Ambasadorët në zyrën e Bashës, Leyla Moses-Ones: Ishte takim privat

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Leyla Moses-Ones, ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman dhe ai i BE-së, Soreca, zhvilluan një takim me kreun e opozitës pasditen e sotme, në zyrën e këtij të fundit.

Mësohet se në fokus ka qenë reforma zgjedhore dhe kriza aktuale politike dhe çështje që lidhen me reformën në drejtësi.

Megjithatë, pas përfundimit të takimit, Leyla Moses-Ones tha se ishte një takim privat dhe nuk dha asnjë koment për mediat.

Po ashtu edhe Soreca e Norman nuk dhanë asnjë deklaratë.

Shkarkoni aplikacionin e A2