Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Finalet “ATP”, zhgënjen edhe Nadal, spanjolli mundet në kohë rekord

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2019, 13:01 | Sporte të tjera

Pas humbjes surprizë të zviceranit Roger Federer nga austriaku Dominic Thiem, befasoi edhe Rafael Nadal, i cili u mund që në ndeshjen e parë të finaleve “ATP”. Tenisti spanjoll u mposht nga kampioni në fuqi i turneut, gjermanit me origjinë ruse Aleksander Zverev.

Nadal takon Zverev ps humbjes

Ky i fundit zhvilloi në fakt një ndeshje perfekte kundër numrit një në botë, Rafa Nadal, duke e mposhtur për herë të parë dhe në një kohë rekord, në vetëm 1 orë e 24 minuta, me rezultatin final 6-2 dhe 6-4.

https://a2news.com/2019/11/12/gazetari-e-pyet-per-gruan-nadal-acarohet-ne-maksimum/

Spanjolli ia faturoi humbjen mungesës së impenjimit maksimal në këtë turne. Në takimin tjetër të grupit, triumfoi edhe Stefanos Sisifas përballë tenistit rus Danil Medvedev.

A2 CNN Livestream

Dita jonë