Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gazetari i A2 nga Siria: Shqiptarët, në seksionin më të radikalizuar të kampit

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2019, 21:45 | Aktualitet
Gazetari i A2 nga Siria: Shqiptarët, në seksionin më të

Përmes një lidhje direkte nga një zonë më e sigurt e Sirisë, gazetari i A2, Julian Kasapi ka sjellë të detajuar të gjithë udhëtimin e tij brenda kampit të Al Hawl.

Gazetari i A2 tregoi historinë se si hyri në kamp, ecejaket brenda tij, kërkimin e shqiptarëve, dhe bisedat me ta.

“I gjithë operacioni ka qenë i vështirë, duhet të kaloheshin disa procedura për të marrë leje, për të hyrë në pjesën e jashtme të kampit. Asnjë gazetar nuk lejohej të hynte në kamp, sidomos në seksionin e të huajve që ishte ndër më të radikalizuarit. Brenda kampit ka patur vendosje minash, vrasje dhe për këtë arsye forcat e sigurisë nuk kanë lejuar hyrjen në brendësi. Kur ne u futëm kishte informacione se do të rrëmbeheshin disa persona. Na u dha mundësia për të hyrë kur e mësuan se vinim nga Shqipëria për të kërkuar shqiptarët që ndodheshin në këtë kamp.  Kampi ishte i përbërë me gra dhe fëmijë nga vende të ndryshme të botës. Pas gati 3 orësh kërkime gjetëm një vajzë të vogël që na foli shqip e cila na çoi pranë familjes së saj, Bëhet fjalë për 30-40 persona, por nuk dihet numri i saktë pasi zhvendosen brenda në kamp”, raporton gazetari Kasapi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë