Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Grupi A2 del nga kampi Al Hawl, dëshmitë e grave dhe fëmijëve shqiptarë

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2019, 17:50 | Aktualitet
Grupi A2 del nga kampi Al Hawl, dëshmitë e grave dhe

Pas disa orësh në kampin Al Hawl, grupi i xhirimit i A2 ka arritur të sigurojë disa dëshmi nga brenda tij.

Gazetari Julian Kasapi dhe operatori Endrit Myftari pasi kanë kontaktuar me redaksinë thanë se në kamp kanë arritur të marrin dëshmitë e disa grave dhe fëmijëve shqiptarë që qëndronin në kamp.

Të vendosura në sektorin ku qëndrojnë gratë dhe fëmijët e luftëtarëve të huaj të ISIS, ato tregojnë se si jetojnë në çadra në kampin që ruhet me rigorozitet nga kurdët.

Kërkesa e tyre e vetme është që autoritetet shqiptare të ndërhyjnë dhe t’i kthejnë në Shqipëri.

Na ndiqni live në A2, në orën 21:00 për të fundit nga kampi i ISIS.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu