Grupi i A2 në Siri, në dyert e kampit Al-Hawl – A2

Grupi i A2 në Siri, në dyert e kampit Al-Hawl

A2 ndodhet në Siri, në kampin Al Hawl, aty ku mendohet të jenë rreth 80 shqiptarë. Julian Kasapi dhe Endrit Myftari kanë raportuar që prej mbrëmjes së të hënës situatën në veriun e Sirisë, ndërsa këtë të martë kanë udhëtuar drejt kampit me mbi 75 mijë persona.

Do të jemi në pritje gjatë transmetimeve tona të dëshmive të shqiptarëve atje.

Rruga për në kampin e tmerrit, apo të grave të ISIS, është po aq e rrezikshme sa vetë situata brenda kampit ku bashkëjetojnë rreth 80 mijë familjarë të luftëtareve të Shtetit Islamik, shumë prej të cilëve të radikalizuar.

Qyteti i Al Kamishlit, në Sirinë verilindore, ku po qëndronte ekipi i xhirimit të A2, u bë shënjestër dy sulmeve me autobombë, ku pati viktima e të plagosur. Gjithashtu, në rrugën që çon nga veriu i qytetit drejt Al Hawl, përpos forcave ushtarake që patrullonin nga ajri dhe toka, shpërthimet e vazhdueshme janë sfond i pandashëm.

Ekipit të A2 nuk i mbetet veçse të shpresojë se gjithçka do të shkojë mirë. Pas një kalvari të gjatë për sigurimin e lejes, e pas gati dy orëve udhëtimi të ankthshëm me makinë, ekipi i A2 mbërriti pranë kampit famëkeq… Aty jo çdo kush do të guxonte të kalonte përtej gardhit. Gazetari Julian kasapi dhe operatori Endrit Myftari do të përpiqen të kalojnë barrierën metalike, për të depërtuar në botën e frikshme që gjendet pas tij…

Shkarkoni aplikacionin e A2