Moti i keq, normalizohet situata në Llogora – A2

Moti i keq, normalizohet situata në Llogora

Pas problematikave të krijuara nga era e fortë dhe rrëzimi i pemëve duke bllokuar rrugën, mësohet se pasdite është normalizuar situata në Llogora.

Situata është ndjekur nga afër edhe nga prefekti Flamur Mamaj, i cili është shprehur se pavarësisht se reshjeve e dendura vijojnë, situata është normalizuar.

Ndërkohë, Mamaj shprehet se i vetmi problem tashmë mbetet energjia elektrike, për të cilën, ai thotë se do të ndërhyhet për rregullimin e defekteve pas përmirësimit të motit.

Shkarkoni aplikacionin e A2