Përballja me Andorrën, Memushaj në dyshim – A2

Përballja me Andorrën, Memushaj në dyshim

AFP_MZ0WV

Në prag të përballjes me Andorrën, Ledian Memushaj është i vetmi futbollist gjendja e të cilit shqetëson.

Mesfushori u paraqit në grumbullim me një kontraktim muskulor, ndërsa aktualisht po kalon një virozë gripale.

Ndërsa dy lojtarët që shqetësonin më tepër, Strakosha dhe Balaj, janë stërvitur normalisht me grupin.

Në këtë pike, e vetmja mungesë duket se do të jetë Ledian Memushaj.

Ndërkohë, për shkak të kushteve të motit, plani stërvitor u ndryshua nga trajneri Edi Reja. Stërvitja u zhvillua paradite dhe jo në orën 15:00 siç ishte parashikuar.

I grumbulluari për herë të parë në kombëtare, Florian Kamberi, në konferencë për shtyp, deklaroi: “Kam pasur kontakte me Kosovën dhe Zvicrën, por për mua ishte e lehtë për të zgjedhur Shqipërinë, pasi tregoi më shumë interes”.

Ndërsa Hysen Memolla u shpreh: “Objektivi im është të jap 100% për shokët dhe trajnerin, që të marrim rezultat”.

Shkarkoni aplikacionin e A2