Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Përplasje e dhunshme në kufirin e Gazës, Izraeli vret komandantin xhihadist

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2019, 18:44 | Bota

Një situatë e rënduar ka qenë gjatë ditës së martë në kufirin mes Izraelit dhe Palestinës ku militantët e Hamasit kanë lëshuar me dhjetëra raketa në drejtim të qyteteve hebreje.

Përplasjet e fundit në kufi konsiderohen si ndër më të dhunshmet e ditëve të fundit dhe për këtë arsye kanë sjellë dhe reagimin e ashpër të ushtrisë së Izraelit.

Bëhet me dije se si pasojë e bombardimeve të forcave izraelite ka humbur jetën një komandant i lartë i militantëve që i përkiste grupimit “Xhihadi Islamik”.

Përleshjet në kufirin e Gazës kanë sjellë reagimin e menjëhershëm të faktorit ndërkombëtar, i cili iu bëri thirrje palëve të tërhiqen nga aktet e dhunës që iu marrin jetën qytetarëve të pafajshëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë