Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Policia, thirrje banorëve: Distancohuni nga dhuna, do të përballeni me pasoja ligjore

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2019, 10:33 | Aktualitet
Policia, thirrje banorëve: Distancohuni nga dhuna, do të

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje banorëve të Astirit që të distancohen nga dhuna dhe të mos bien pre’ e provokimeve, “pasi do të përballen me pasojat ligjore”.

“Gjithashtu, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që janë prezent tek Unaza e Re, të mos nxisin banorët për të sulmuar forcat e Policisë dhe të shmangin deklaratat disinformuese. Policia Rrugore e Tiranës ka bllokuar përkohësisht lëvizjen në të dy krahët e Unazës së Re, deri në përfundim të aksionit të IKMT-së për shembjen e disa objekteve, që do t’i hapin rrugë projektit të ri”, lexohet në komunikatën e policisë.

Gjatë aksionit të nisur mëngjesin e sotëm nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për prishjen e 33 objekteve në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, një grup banorësh kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë.

Banorët kanë sulmuar me gurë, sende të forta dhe bomba moltov punonjësit e Policisë. Janë plagosur 5 punonjës të Policisë dhe 7 banorë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë