Shqiptarët në Siri, eksperti i çështjeve të terrorizmit: Autoritetet të përballen me problemin

Përditësuar më: 8/3/2022, ora 11:21

Shqiptarët në Siri, eksperti i çështjeve të terrorizmit: Autoritetet të përballen me problemin

Përditësuar më: 8/3/2022, ora 11:21

Në një lidhje direkte në A2 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, eksperti i çështjeve të terrorizmit, Adrian Shtuni u shpreh se “është shumë e rëndësishme që t’i japësh fytyrë problemit dhe kjo ndodhi edhe me Alvinin. Duhet të shikohen edhe fytyrat e të tjerëve, pasi ka shumë njerëz që presin dhe sidomos fëmijë”, tha ai.

“A është e vështirë për të ndërhyrë shteti? Në fakt, prezenca amerikane është minimale. Ka pasur inkursione të ushtrisë turke në veri, ka pasur probleme. Situata në kamp nuk është aq e thjeshtë për të komunikuar dhe nuk ka autoritete zyrtare në këtë kamp. Çdo gjë duhet të jetë me “spond”, nëpërmjet disa hallkave të komunikimit, është tejet e komplikuar, por jo e pamundur.

Pa u bërë një ‘diagnostikim’ real me numra i situatës nuk ka për të qenë e thjeshtë për ta zgjidhur këtë problem. Unë e kuptoj që nuk mund të ndahet çdo lloj informacioni, por çfarë hapash janë duke u ndërmarrë për të rikthyer të paktën fëmijët. Ka edhe probleme të tjera teknike. Nuk mund t’i ndash fëmijët nga nëna pa lejen e saj. Problemi i këtyre individëve që janë atje dhe i fëmijëve ka edhe dimensionin njerëzor dhe dimensionin e sigurisë kombëtare”, tha ai.