Superkupa e Spanjës në Arabinë Saudite, arrihet marrëveshja, lejohen femrat në stadium – A2

Superkupa e Spanjës në Arabinë Saudite, arrihet marrëveshja, lejohen femrat në stadium

Federata Spanjolle e Futbollit dhe Arabia Saudite kanë gjetur akordin për të zhvilluar Superkupën e Spanjës, pikërisht në Lindjen e Mesme.

Problemi i vetëm i cili solli vonesën e zyrtarizimit ishte prania e femrave në stadium, çështje që tashmë është zgjidhur.

Ato do të lejohen të futen të mbuluara dhe të ulen në cilindo nga sektorët e stadiumit që dëshirojnë. Xhedah do të organizojnë Superkupën e Spanjës për vitin 2020 ndërsa kjo marrëveshje do të zgjasë për të 3 vite.

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin bën vazhdimisht thirrje vendeve anëtare për të zhvilluar aktivitet të rëndësishme në shtete ku të drejtat e njeriut janë problematikë, të tilla si vendet arabe por është përballur në shumë raste me injorim nga federatat përkatëse.

Shkarkoni aplikacionin e A2