Vedat Murriqi i mungon Kosovës ndaj Çekisë dhe Anglisë – A2

Vedat Murriqi i mungon Kosovës ndaj Çekisë dhe Anglisë

Kosova do të luajë dy ndeshjet më të rëndësishme që prej pranimit të saj në UEFA, atë ndaj Çekisë më 14 tetor dhe vetëm tre ditë më pas ndaj Anglisë në Prishtinë.

Por në prag të këtyre ndeshjeve, trajneri Bernard Challandes ka marrë një lajm aspak të mirë pasi do të duhet të ndërtojë një formacion pa sulmuesin kryesor të skuadrës Vedat Murriqin.

Për arsye dëmtimi, lojtari do të mungojë në këto dy ndeshjet dhe kjo është konfirmuar mesditën e së martës.

Aktualisht, Kosova ndodhet në vendin e tretë në grup me 11 pikë, një më pak se Çekia, në grupin që udhëhiqet nga Anglia me 15 pikë.

Shkarkoni aplikacionin e A2