Vendimi përfundimtar për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, më 21 nëntor – A2

Vendimi përfundimtar për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, më 21 nëntor

Vendimi përfundimtar për Besnik Muçin, i cili disa ditë më parë bëri betimin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, do të shpallet më 21 nëntor, në orën 11:00.

Në seancën e radhës për anëtarin e Kushtetueses, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA), Kolegji u njoh me konkluzionet përfundimtare të palëve. Sipas komisionerit publik, “subjekti ndodhet në kushtet e mosdeklarimit të saktë të pasurisë, pasi nuk e justifikoi plotësisht atë”.

Për pasurinë 57 m2 blerë në vitin 2006, subjekti ka deklaruar disa hua nga babai dhe xhaxhai. Nga krahasimi i deklaratës së vitit 2006 me deklaratën e vetting ka mospërputhje. KP vlerëson se nuk ka dokumentacion të mjaftueshëm për huatë e marra. Po ashtu, nuk ka dokumentacion te mjaftueshëm për aftësinë financiare të të afërmve që i kanë huazuar para’.

Shkarkoni aplikacionin e A2