Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Apeli i vëllait të Ali Balliut: Shteti t’i kthejë, iku me të shoqen në Siri për të takuar djalin

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2019, 23:00 | Aktualitet
Apeli i vëllait të Ali Balliut: Shteti t’i kthejë, iku me

“Inshallah na marrin nga këtu. Nuk kam kontakt me asnjë edhe burrin nuk e di fare se nga është”, kështu u shpreh për gazetarin e A2, Julian Kasapi, nga kampi i Al Haël-it në Siri Ruzhdie Balliu.

A2 ka udhëtuar drejt Dragostunjës në rrethin e Librazhdit, ku kanë banuar më parë dhe nga ku janë nisur drejt Sirisë, Ruzhdia me bashkëshortin Ali Balliun.

Në Dragostunje takuam vëllain e Aliu dhe kunatin e Ruzhdies. Ai tregoi për A2, si iku i vëllai dhe apelin që ka për institucionet për kthimin e tyre në shtëpi.

“Ai ka qenë shumë i dobët. Por ikjen e tij edhe ne se morëm vesh. Ne na thanë që ka shkuar për studime. Iku djali para atij. Nuk ka qenë luftëtarë, as i rrezikshëm dhe shumë fetar nuk ka qenë.

Ne nuk kemi folur, ndërsa djali me fëmijët po. Unë kam pasur kontakt me policinë, kemi pasur fjalët të mira dhe i presim”, tregon Tahir Balliu.

A2 CNN Livestream

Dita jonë