Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Buxheti i qeverisë apo i shqiptarëve?

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2019, 20:54 | Ekonomi
Buxheti i qeverisë apo i shqiptarëve?

Në Kuvend ka nisur sot diskutimi i buxhetit 2020, draftit më të rëndësishëm të financave publike. Bëhet fjalë për politikat që qeveria do të zbatojë vitin e ardhshëm.

Taksat që do të paguajnë shqiptarët dhe sa do të marrin mbrapsht. Një buxhet që ka hapur diskutime të forta, jo vetëm nga opozita por edhe brenda vetë mazhorancës.

A do të jetë ai një buxhet që do të zhvilloje ekonominë, apo një buxhet krize siç e quajnë demokratët dhe një pjesë e ekspertëve?

“Në dinamikë, debati publik për buxhetin ka qenë më i plotë në të kaluarën. Çdo buxhet ka një mesazh thelbësor që ndahet me publikun. Ky është buxheti i konsolidimit fiskal, por ministri i Financave nuk prezanton shifrat e tij, por reformat kryesore në të cilat do të rritet ekonomia dhe nëpërmjet saj do të arrihet stabiliteti i financave publike. Stabiliteti duhet të vijë nga rritja ekonomike.

Për Dritan Shanon, ish-zëvëndësministër i Financave, ky buxhet nuk ka asnjë objektiv. “Ky është si një i dënuar dhe është i detyruar të shlyej dënimin. Kur pash dokumentin u habita dhe thash prit njëherë të miratohet. Kurrë ndonjëherë, që prej vitit 1992, nuk kam parë një buxhet që ndërtohet me premisën e rritjes ekonomike prej 4.1 përqind dhe ti hedh sytë në rreshtin e parë të tabelës së katërt, janë të ardhurat, por këto të ardhurat janë të rritura me 3.2 përqind”, tha Shano.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani