Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Çelet sot Panairi i Librit

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2019, 08:14 | Aktualitet
Çelet sot Panairi i Librit

Nis sot në Tirane Panairi i Librit në edicionin e tij të 22-të, një prej ngjarjeve kryesore të takimit me dijen.

Si çdo vit, lexuesit mund të njihen me botimet e reja dhe të takojnë nga afër disa prej autorëve të tyre të preferuar. Por, si çdo vit, nuk kanë munguar akuzat për mospërkrahje. Dy ditë më parë, në konferencën për shtyp, Petrit Ymeri, kreu i Shoqatës së Botuesve, denoncoi mungesën e vëmendjes nga qeveria.

https://a2news.com/2019/11/11/panairi-i-varfer-i-librit-me-pak-bleres-e-mbeshtetje-financiare-me-shume-tituj/

Si ngre alarmin se prej 8 vitesh bibliotekat shkollore nuk plotësohen me botimet e reja, ndërkohë që granti nga qeveria është gati i papërfillshëm krahasuar me kostot e prodhimit të librave.

"Në fokus janë korsitë e biçikletave, të cilat mund të të çojnë deri tek stacioni i autobusit, ndërkohë që vetëm korsia e librit mund ta çojë vendin në Evropë”, tha Ymeri.

https://a2news.com/video/panairi-i-librit-5-autoret-qe-nuk-duhen-humbur/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli