Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

David Villa tërhiqet nga futbolli

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2019, 08:52 | Futboll
David Villa tërhiqet nga futbolli

David Villa do të varë këpucët në gozhdë në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi spanjoll, i cili luan në Japoni me Vissel Kobe, e dha lajmin në një konferencë për shtyp, ku u shfaq shumë i emocionuar.

Ish-lojtari i Valencias, Atletikos së Madridit dhe Barcelonës do të luajë ndeshjen e fundit në 2 janar 2020, nëse ekipi i tij do të arrijë finalen e Kupës së Perandorit.

Villa ka fituar gjatë karrierës së tij të suksesshme një Botëror dhe një Evropian me Spanjën, një Champions League, 3 tituj kampion në Spanjë, 3 Kupa Mbreti, 3 Superkupa Spanje dhe 1 Botëror Klubesh.

A2 CNN Livestream

Dita jonë