Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Kush “merr frymë” në Mars? Të dhënat e sondave për oksigjenin po tronditin shkencëtarët

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2019, 12:59 | Teknologji
Kush “merr frymë” në Mars? Të dhënat e sondave

Sonda “Curiosity” e NASA me fotografitë dhe analizat e kryera, ka ndërruar përgjithmonë njohuritë që kemi të planetit Mars. Por sot botimi i studimit i pothuajse 6 viteve të dhënash nga Marsi premton një revolucion në astronomi.

Sipas studimit të botuar në revistën Journal of Geophysical Research, atmosfera e planetit ka një sasi oksigjeni shumë herë më të madhe se ajo e menduar. Por pjesa më interesante është një tjetër.    

Niveli i oksigjenit ndryshon në mënyrë sezonale, ku praktikisht molekulat e tij shumëfishohen deri në 30% gjatë pranverës, për të rënë në nivel gjatë dimrit.  

https://a2news.com/2019/04/24/termet-ne-planetin-mars/

Arsyeja nuk është ende e shpjeguar nga shkencëtarët. Disa mendojnë se instrumentet mund të jenë prishur, ose që niveli i ujit në terren të jetë shumë më i madh se ai i menduari. Por përgjithësisht ata mendojnë se nuk kemi të bëjmë me çështje atmosferike, por me një proces më të ndërlikuar, sikur diçka e prodhon dhe më pas e përthith.

https://a2news.com/2019/08/18/raketa-berthamore-drejt-marsit-formula-e-cmendur-e-elon-musk-per-kolonizimin-e-tij/

Normalisht, asnjëri nuk guxon të flasë për teori konspirative dha as më pak për gjallesa, por e sigurt është që misteret rreth Marsit janë ende të shumtë dhe me çdo gjasë befasues.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani