Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Meta dekreton Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsi reagon për A2

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2019, 16:11 | Aktualitet
Meta dekreton Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsi reagon

Menjëherë pas njoftimit të Presidencës për dekretimin e Marsida Xhaferllarit si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, A2 ka marrë një reagim nga Arta Vorpsi, e cila dy ditë më parë u urua nga deputetët në Kuvend për marrjen e këtij posti,

“Sapo e mora vesh nga ju për dekretin e Presidentit. Nuk kam koment”, tha Vorpsi. E pyetur nga A2 nëse ndjehej gjyqtare e Kushtetueses, ajo u përgjigj: “Unë e ndjej veten anëtare të Gjykatës Kushtetuese që ditën që Presidentit i skadoi afati. Nuk do e ndjek këtë çështje. i takon institucioneve ta zgjidhin”.

Pas këtij veprimi të Presidentit, për të njëjtin vend në Gjykatën kryesore në vend, ka dy “anëtare”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë