Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Moti i keq lë pa energji Vlorën

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2019, 09:45 | Aktualitet
Moti i keq lë pa energji Vlorën

Situata e përkeqësuar meteorologjike ka shkaktuar probleme në qytetin e Vlorës. Më problematike është paraqitur Llogoraja, teksa nga era e fortë dhe rreshjet e shiut janë rrëzuar disa shtylla tensioni si dhe pemë të llojit pishë të zonës, të cilat kanë lënë zonën pa energji elektrike si dhe kanë bllokuar aksin rrugor Vlorë-Llogora.

Prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, ka inspektuar zonën e Llogorasë, teksa ka vendosur në gatishmëri të gjitha insitucionet vendore të cilat kanë bërë të mundur zhbllokimin e rrugës. Sipas prefektit të Vlorës, falë ndërhyrjes në kohë, situata është përmirësuar dhe rruga tashmë është e aksesueshme.

Zona e Llogorasë vijonë ende të ketë probleme me energjinë elektrike për të cilën nga ana e OSHEE Vlorë po ndërhyhet për stabilizimin e situatës. Gjatë të martës, probleme me energjinë elektrike ka pasur edhe në Dukat, Tragjasë, Rradhimë, Orikum etj., si edhe në fshatin turistik Zvërnec, të cilët kanë qëndruar disa orë pa energji elektrike.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu