Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Nuk pranon të qëndrojë në stol, Xhaka vendos të mos prezantohet në grumbullimin e kombëtares

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2019, 08:26 | Futboll
Nuk pranon të qëndrojë në stol, Xhaka vendos të mos

Taulant Xhaka duhej të paraqitej në grumbullimin e kombëtares, por njoftoi se nuk do të jetë prezent.

Fakti është se çdo lojtar i dëmtuar paraqitet në grumbullim, kontrollohet nga stafi i kombëtares dhe vetëm pasi vendoset se nuk mund të luajë, i jepet leje të largohet nga grumbullimi. Si shkak, mesfushori ka nxjerrë një dëmtim në ndeshjen e fundit të luajtur në Zvicër.

Ndryshe nga argumenti i dhënë, i cili nuk është mbështetur as nga klubi i Baselit sepse nuk ka patur asnjë njoftim, çështja lidhet me rolin që Xhaka ka në ekipin e Rejas. Në bisedat private, Taulant Xhaka ka thënë se nuk qëndron kurrë në stol dhe kjo duket të jetë arsyeja e refuzimit.

Një largim mes polemikave nga një lojtar i cili që prej afrimit në kombëtare është përplasur me trajnerët kuqezi, sa herë që nuk ishte në formacion apo kur zëvendësohej.

A2 CNN Livestream

Dita jonë