Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Përmbytet Venecia, uji arrin nivelin më të lartë në 50 vjet

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2019, 09:56 | Bota

Orë të vështira për qytetin italian të Venecias. Niveli i ujit preku vlerat e 1.87 metrave sipas qendrës së monitorimit të baticave, më i larti në 50 vjet. Vetëm në një rast që prej regjistrimit të të dhënave në vitin 1923, vala e baticës ka qenë më e lartë, në nivelin e 1.94 metrave.

Mediat italiane raportojnë për dy persona të vdekur, ndërsa parashikohet se qyteti-lagunë do të mbetet peng i situatës alarmante,  të paktën deri të premten. Imazhet tregojnë atraksionet popullore të Venecias, të përmbytura plotësisht, ndërsa qytetarë lëvizin më vështirësi mes ujit që arrin deri tek gjuri.

 “Niveli i lartë i ujit është një atraksion turistik por për venecianët është një problem real. Përshembull shtëpia jonë është në katin e parë dhe sa herë që niveli i ujit rritet shtëpia jonë laget”, thotë Marco Zamunan, qytetar i Venecias.

https://twitter.com/GiuseppeSarao/status/1194390842129231872

Sheshi  i San Marcos, një prej pjesëve më të ulta të qytetit ishte mes më të prekurve. Bazilika e San Marcos u përmbyt për të gjashtën herë në 1200 vjet, dhe 4 prej përmbytjeve kanë ndodhur brenda 20 viteve të fundit. Kryebashkiaku Luigi Brugnaro tha se do të shpallte gjendjen e katastrofës dhe paralajmëroi se përmbytjet do të linin gjurmë të përhershme.

Një numër biznesesh pësuan dëme të konsiderueshme dhe autoritetet lokale njoftuan se do të mbyllnin për dy dite çerdhet dhe kopshtet në qendrën historike të qytetit. Italia u godit nga reshje të dendura shiu të martën, me kushtet e këqija të motit pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë