Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Proces historik, nisin dëgjesat publike në hetimin për shkarkimin e Trump

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2019, 19:10 | Bota
Proces historik, nisin dëgjesat publike në hetimin për shkarkimin

“Kjo është e para e një sërë dëgjesash publike në komision që do të mbahen si pjesë e hetimit të Dhomës së Përfaqësuesve për shkarkimin e presidentit”, kështu u shpreh Adam Schiff, kryetar i Komisionit të Inteligjencës.

Procesi “impeachment” kalon nga dyert e mbyllura në publik. Në qendër të tij gjendet telefonata e presidentëve Trump-Zelenskyi dhe kërkesa për hetimin kundër djalit të rivalit Joe Biden. Demokratët nisën fazën e re historike me dëshminë e hapur të Bill Taylor, kryediplomatit amerikan në Ukrainë.

“Po bëhej gjithnjë e më e qartë për mua se takimi që Presidenti Zelesnkiy po kërkonte ishte kushtëzuar me hetimin ndaj kompanisë ku punonte djali i Biden dhe për dyshimet e ndërhyrjes së Ukrainës në zgjedhjet e 2016-ës”, u shpreh Bill Taylor, ambasador i SHBA në Ukrainë.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit, George Kent, që mbikëqyr politikat e Shteteve të Bashkuara në Europë, akuzoi avokatin personal të Trump së udhëhoqi një fushatë denigruese ndaj kryediplomates ukrainase në Washington.

“Përgjatë 2018-s dhe 2019-s, u vura në dijeni të një përpjekje të Rudy Giulianit dhe të tjerëve për të udhëhequr një fushatë për të njollosur ambasadoren Jovanoviç dhe zyrtarë të tjerë të Ambasadës Amerikane në Kiev”, tha George Kent, zv/ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Europën.

Ndërsa Ambasadori i SHBA në Ukrainë shtoi, “Shtysa e çuditshme për të bërë që Presidenti Zelenskiy të kryente një hetim ndaj kompanisë së djalit të Biden dhen dërhyrjen e dyshuar në zgjedhjet e 2016-s, tregoi se si politika e jashtme amerikan u anashkalua nga fushata e Giulianit.”

Republikanët premtojnë të tregojnë prova se gjatë telefonatës, Trump nuk i bëri presion Zelenskiy për të nisur një hetim, një fakt ky që është pohuar nga të dy presidentët.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani