Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Sherri që mund t’i kushtonte jetën portierit golashënues

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2019, 15:25 | Futboll

Jose Luis Chilavert njihej si portieri golashënues, pasi ishte tepër i saktë nga goditjet e dënimit dhe penalltitë. Por në prill 1997, një episod i shëmtuar në fushën e blertë mund t’i kishte kushtuar jetën.

Në vendlindjen e tij, Paraguai priste Kolumbinë në një ndeshje kualifikuese të Botërorit “Francë ‘98”. Gjatë ndeshjes Chilavert përfshihet në një sherr me sulmuesin kolumbian Faustino Asprillia, të cilin e godet me grusht në fytyrë. Më pas shpërthen kaosi dhe të dy lojtarët përjashtohen nga ndeshja.

Por sipas asaj që ka zbuluar së fundmi ish-sulmuesi i Parma dhe Newcastle, Chilavert pas asaj dite ka rrezikuar jetën. Në një intervistë në një emision televiziv në vendlindje, Asprilla rrëfen se pas ndeshjes, një narkotrafikant i kërkoi autorizimin për të vrarë Chilavert. “Ishin dy vrasës gati për të shkuar në Paraguai. Prisnin vetëm urdhrin për ta vrarë”, rrëfeu ish-sulmuesi. “Mos jeni çmendur”, kujton t’i ketë thënë ai, duke mos dhënë kurrë dritën jeshile. “Ajo që ndodh në fushë mbetet aty”.

https://youtu.be/qseaJOsAKnY?t=66
https://a2news.com/2019/06/21/25-vjet-nga-vrasja-e-escobar-it-te-pafajshem/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu