Abuzoi me minorenin, prifti sulmohet nga të afërmit në gjykatën e Korfuzit – A2

Abuzoi me minorenin, prifti sulmohet nga të afërmit në gjykatën e Korfuzit

Të afërmit e një minoreni që ishte abuzuar seksualisht nga një prift, në një fshat të Korfuzit, në Greqi, lëshuan fjalë të ashpra kundër tij, teksa nxirrej nga gjykata.

Në video dëgjohen fjalë të rënda fyese për priftin 60-vjeçar, ku përpos ofendimeve, ata i thonë se është një monstër dhe do të përndiqet përgjithmonë. Prifti u paraqit në gjykatë për të kërkuar falje, por tha se ishte i sëmurë dhe u transportua nga policia drejt Spitalin e Përgjithshëm të Korfuzit.

Mitropoli i Korfuzit kishte marrë menjëherë një qëndrim për këtë çështje, duke e dënuar këtë akt.

Shkarkoni aplikacionin e A2