Andorra na shënoi 2 gola, Hysaj: U treguam shumë të butë – A2

Andorra na shënoi 2 gola, Hysaj: U treguam shumë të butë

Elseid Hysaj tha pas barazimit 2-2 ndaj Andorrës në “Elbasan Arena” se lojtarët u treguan të butë në këtë ndeshje, duke lejuar kundërshtarin të luajë.

“Është zhgënjyese, pasi po tregonim një lojë të bukur. Gabuam pasi e morëm butë, duhet të kishim qenë më të egër. Ishin dy gola pa mendje, duhet të ishim më të egër. Ata po luanin fortë”, tha Hysaj.

Megjithatë, mbrojtësi i Napolit theksoi se ky barazim duhet të harrohet dhe ekipi duhet të mendojë për Francën. “Duhet të mendojmë për Francën tashmë pasi është një ndeshje shumë e rëndësishme”, tha Hysaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2