Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Anglia dhe Portugalia, fitore me goleadë, Franca vuan ndaj Moldavisë

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2019, 22:45 | Futboll
Anglia dhe Portugalia, fitore me goleadë, Franca vuan ndaj Moldavisë

Anglia dhe Portugalia kanë arritur të marrin fitore spoektakolare në ndeshjet eliminatore të Euro 2020. Forcën e këtyre dy kombëtareve e provuan Mali i Zi dhe Lituania.

“Tre Luanët” shpartalluan 7-0 Malin e Zi, me 3 gola të realizuar nga Harry Kane. Ndërkohë, të udhëhequr nga Ronaldo, “luzitanët” morën një fitore tenistike ndaj Lituanisë, me rezultatin 6-0. Sulmuesi i Juventusit realizoi 3 gola në këtë ndeshje.

Ndërsa, Franca e cila udhëheq grupin ku bën pjesë edhe Shqipëria, me vështirësi mori një fitore 2-1 në Paris ndaj Moldavisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë