Apeli liron ish-drejtorin e Hipotekës në Durrës – A2

Apeli liron ish-drejtorin e Hipotekës në Durrës

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë të lirë ish-drejtorin e Hipotekës së Durrësit, Ardjan Iljazin pas një seance prej katër orësh zhvilluar dje, trupi gjykues ka dalë sot me qëndrimin e saj mbi të arrestuarit me urdhër të Prokurorisë së Durrësit.

Prokurori Afrim Shehu ka këmbëngulur në kërkesën e tij për të rikthyer në burg dhe ish-punonjësit e Hipotekës, Aluzinit e ish-Komunës së Ishmit, të cilët pak ditë më parë u lanë të lirë nga Gjykata e Shkallës së Parë, në seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë për të arrestuarit

Por, nuk kanë qenë të këtij mendimi treshja e gjyqtarëve të Apelit, të cilët kanë vendosur të lënë në burg vetëm ish Kryetarin e Komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimin, ish-punonjësin B.Zerba (ZRRPP Durrës) dhe M.Zaho (ish punonjës i ZRPP Durrës).

Shkarkoni aplikacionin e A2