Bilanc tragjik nga luftimet e fundit mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve – A2

Bilanc tragjik nga luftimet e fundit mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve

Ka qenë tragjik bilanci i viktimave në dy ditë luftime mes ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë në kufi me Gazën. Sipas autoritetit palestinez, 34 civilë u vranë dhe 111 të tjerë u plagosën në bombardimet e fundit të ushtrisë izraelite që konsiderohen si të më dhunshmet në vitet e fundit.

Përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë u intensifikuan në ditët e fundit pas vrasjes së një drejtuesi të lartë ushtarak të Brigadave Al-Quds. 42-vjeçari Baha Abu Al-Ata u vra së bashku me gruan e tij gjatë bombardimeve në Rripin e Gazës.

Avionët izraelitë bombarduan dhjetëra pozicione në Gaza që dyshohet se përdoreshin radikalët. Tashmë në rajon është vendosur një armëpushim, i cili u ndërmjetësua nga qeveria egjiptiane.

Shkarkoni aplikacionin e A2