Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Deputeti gjerman emërohet raportues i Asamblesë së KiE për Kosovën

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2019, 18:45 | Kosova
Deputeti gjerman emërohet raportues i Asamblesë së KiE për

Komiteti për Çështje Politike i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës caktoi deputetin Peter Beyer si raportues për Kosovën.

Emërimi i Beyer erdhi pas debateve të ditëve të fundit në Kosovës kundër kandidaturës së të dërguarit rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksei Kondratev.

Sipas raportimeve në disa media, kandidati rus për postin e raportuesit për Kosovën, , Kondratev ishte përfshirë në një incident në vitin 2001, kur shërbente si pjesë e kontingjentit rus në kuadër të forcave paqeruajtëse. Autoritetet në Kosovë kishin paralajmëruar se do të refuzonin çdo bashkëpunim me të nëse do të zgjidhej.

Këshilli i Evropës është organizata kryesore evropiane për të drejtat e njeriut dhe përbëhet nga 47 vende anëtare. Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, por ka statusin e vëzhguesit ne Asamblenë parlamentare të tij.

A2 CNN Livestream

Dita jonë